FESTA E PAVARËSISË SË KOSOVËS – 17 SHKURTI

Festat në kopsht

17 Shkurti është ditë dhe festë e veçantë për të gjithë shqiptarët; edhe për fëmijët tanë të vegjël të cilët shprehin dëshirë të njohin më shumë shtetin e tyre, Kosovën. Fëmijët në këtë festë vishen me ngjyrat e flamurit, organizohet një festë me këngë e valle popullore dhe punohet një punim kushtuar Pavarësisë së Kosovës.