Faleminderit për gjithë dashurinë që më jep, pa kërkuar kurrë asgjë në këmbim.

Festat në kopsht

Në kuadër të festës së gjyshërve IEFH “Nëna Kabrini” organizoi një sërë aktivitetesh.

Aktiviteti filloi me një bisedë hyrëse me fëmijët rreth gjyshërve dhe rëndësisë së tyre në jeten e familjes. Fëmijët treguan përvojat e tyre, folën për gjërat që bëjnë së bashku me gjyshërit dhe shprehen dashurinë e tyre për ta.

Në ambientet e kopshtit tek klasa Roza dhe klasa Verdhë janë mirëpritur dy gjyshër të ftuar, të cilët ndanë me fëmijët kujtimet, përvojat dhe këshillat e tyre.

Me këtë rast fëmijët së bashku me edukatoret kanë përgatitur me shumë dashuri një ëmbëlsirë dhe një tortë me spinaq.

Me dy grupet e klasave parashkollore është organizuar një vizitë te dy shtëpi të të moshuarve “Qendra Françeskane për të moshuar Paqe dhe Mirësi” si dhe “Rezidenca MedCare” në Orize, Gjakovë , me qëllim krijimin e një momenti të veçantë dashurie dhe bashkëndarjeje mes fëmijëve dhe të moshuarve.

Përmes kësaj vizite fëmijët zhvilluan një pjesë të shkurtër artistike duke   kënduar këngë dhe recituar vargje kushtuar gjyshërve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive, këtë ditë fëmijët i deshën sikur të ishin gjyshërit e vet dhe të moshuar u gëzuan si të ishin me nipat dhe mbesat e tyre.

Me këtë aktivitet u synua që të koltivohet tek fëmijët vlera e solidaritetit, empatisë, respektit dhe dashurisë ndaj (gjyshërve) të moshuarve.

Dita e gjyshërve u përmbyll me praninë e të të gjithë gjyshërve në IEFH “Nëna Kabrini”, ku nipërit dhe mbesat kishin përgatitur këngë, vallëzime dhe vjersha vetëm për ta.

Të dashur gjyshër, urime dita e juaj. Jetofshi gjatë në jetën e nipërve dhe të mbesave tuaj. Faleminderit për çdo gjë që bëni për nipërit dhe mbesat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *