Më 1 Qershor, në ambientet e IEFH “Nëna Kabrini”, u organizua Ekspozita vjetore me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të të drejtat të fëmijëve”. Kjo ditë e veçantë u shndërrua në një festë kreativiteti ku fëmijët më shumë gëzim dhe dashuri u prezantuan prindërve punimet e tyre artistike të realizuara gjatë vitit.

Në ekspozitë u paraqiten vizatime, piktura, punime me materiale të reciklueshme, kolazhe dhe krijime të ndryshme që pasqyronin imagjinatën, aftësitë dhe përparimin e tyre.
Prindërit dhe të ftuarit vizituan ekspozitën me interes të madh, duke vlerësuar punën e palodhur të edukatoreve por dhe talentin dhe angazhimin e fëmijëve.




Në një atmosferë të ngrohtë familjare dhe festive të mbushur me buzëqeshje, emocione dhe krenari për arritjet e secilit fëmijë, kjo ekspozitë shërbeu jo vetëm si mundësi për të shfaqur punimet e fëmijëve po edhe për të përforcuar bashkëpunimin ndërmjet fëmijës, familjes dhe institucionin, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit dhe krijimtarisë së fëmijëve.
Urime dita e juaj të dashur fëmijë, nga personeli i IEFH “Nëna Kabrini”

