Atdhetarët e vegjël

Festat në kopsht

Festimi i 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar përfshinë aktivitete kulturore dhe ngjarje që theksojnë historinë, identitetin dhe krenarinë kombëtare.
Festa e flamurit u festu me shumë entuziazëm dhe me aktivitete të ndryshme nga fëmijët në kopsht duke promovuar vlerat kombëtare dhe dashurinë për flamurin kuq e zi.

Gjatë javës edukatoret mbajtën aktivitete edukative ku fëmijët patën mundësi të dëgjonin dhe mësonin për shpalljen e Pavarësisë dhe rëndësinë e flamurit shqiptar. Fëmijët krijuan flamuj të vegjël që përshkruanin rëndësinë e tij, kënduan këngë dhe vallëzuan me melodi që lidhin historinë e kombit.
Kjo festë është një mundësi për tu treguar fëmijëve historinë e kombit shqiptar që do ta mbajnë me vete gjatë rritjes se tyre.

Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar nga vogëlushët e kopshtit tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *