Edhe pse të vegjël dimë të festojmë dhe të gëzohemi për flamurin tonë kuq e zi.
Fëmijët e kopshtit tonë “Nëna Kabrini” festuan festën e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar. Festë që i bashkon gjithë shqiptarët anë e mbanë botës duke i kujtuar personalitetet e asaj kohe dhe veprat e tyre të cilët mundësuan që sot ta gëzojmë lirinë.
Që nga fillimi i nëntorit, fëmijët filluan të fitojnë njohuri rreth rrënjëve tona të lashta si dhe për atdheun. Fëmijët mësuan dhe u përkushtuan shumë tek festa e flamurit duke mësuar këngë, valle dhe recitime. Edukatoret ju treguan dashurinë për atdheun dhe sakrificat e popullit shqiptar. Nganjëherë me fëmijët e vegjël është pak vështirë të flasësh për atdheun, megjithatë të falin shumë kënaqësi duke i parë se sa të vegjël janë këta fëmijë, ku angazhohen shumë rreth kësaj festë që ngjallë ndjenja gëzimi për atdheun.
Gëzuar të gjithëve 28 Nëntori!