FESTA E FËMIJËVE- 1 QERSHORI DHE EKSPOZITA

Festat në kopsht

Festa më e rëndësishme e tyre është 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Ata sot i gëzojnë të drejtat e tyre të
shkollimit, të të shprehurit lirshëm, të lojës e shumë të drejta të tjera. Kopshti ynë këtë festë e feston në
një mënyrë më ndryshe se festat tjera. Kopshti hap dyert më 1 Qershor, ku mirëpriten prindërit së
bashku me fëmijët, për të parë ekspozitën e fëmijëve me punimet dhe aktivitetet e tyre, të cilat janë
punuar gjatë gjithë vitit.