Planprogrami

Planprogrami

Kopshti punon me Planprogram dhe Kurrikulë të Ministrisë së Arsimit, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje të reja edukativo-arsimore. Të nxënit zhvillohet sipas metodologjisë “Majeutike” duke i përdorur teknikat e programit me reputacion ndërkombëtar “Mendimi Kritik”. Majeutika është metodologji e aktivizimit të proceseve pedagogjike e cila ju mundëson fëmijëve të veprojnë të pavarur. Është metodë e bazuar në pyetje. Fëmijët mësojnë përmes lojës dhe përvojave konkrete, duke imituar të tjerët dhe duke aktivizuar burimet e tyre kreative.