Më 19 Mars 2026, në Kopshtin “Nëna Kabrini” të Motrave Engjëllore të Shën Palit, u festua “Dita e babës”.

Në kopshtin tonë, çdo festë ka një rëndësi të veçantë, ndër to edhe “Dita e Babait”, është një ndër momentet më të bukura dhe më emocionale. Kjo ditë i kushtohet figurës së babait, një person i dashur e që luan një rol të rëndësishëm në jetën dhe zhvillimin e çdo fëmije si dhe forcon lidhjen mes prindit dhe fëmijës, duke krijuar kujtime të paharrueshme.


Fëmijët për këtë ditë, me përkushtim dhe dashuri, kishin përgatitur program të vogël artistik për baballarët e tyre. Ata recituan poezi të bukura, kënduan këngë të dedikuara dhe punime artistike të realizuara me duart e tyre të vogla duke vizatuar, ngjyrosur dhe shkruar mesazhe të thjeshta, por plot dashuri. Çdo kartolinë dhe vizatim mbart ndjenjat më të sinqerta të zemrës së një fëmije si dhe mesazh të sinqertë falënderimi dhe dashurie.


Përmes kësaj feste, ne synojmë të edukojmë fëmijët me vlerat e mirënjohjes, respektit dhe dashurisë ndaj familjes. Babai nuk është vetëm një figurë autoriteti, por edhe një mik, një mbështetje dhe një shembull për t’u ndjekur.

Gëzuar Ditën e Babait të gjithë baballarëve! Faleminderit për përkushtimin, dashurinë dhe sakrificat tuaja. Ju jeni heronjtë e heshtur të përditshmërisë sonë.
