
atyre që ma kanë mundësuar një punë të tillë, sepse në rend të parë kopshtin e konsideroj përherë se është një provani Hyjnore.

angazhuar edhe me punë të tjera të nevojshme e të dobishme në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e institucionit. Falenderoj prindërit e fëmijëve për besimin e bashkëpunimin e sinqertë dhe të gjithë fëmijët për momentet e bukura dhe energjinë pozitive që më kanë dhuruar gjatë këtyre viteve. Një falenderim të veçantë për bashkëmotrat, edukatoret dhe gjithë stafin e kopshtit për punën e përbashkët. Uroj për kopshtin jetëgjatësi dhe sukses!

kishin vendosur që m. AgeQeta dhe m. Violeta Vuçajtë kalonin në kopsht përtë punuar në edukim, ndërsa unë dhe M. Margerita të shkonim me detyrë në famulli. Ishin ditët e fundit të muajit gusht të vitit 2002, kur u riktheva në Prizren. Përveç detyrave që kisha në famulli, njëkohësisht angazhohesha edhe te kopshti. Nga viti 2002 – 2006 kam qenë e angazhuar kohë pas kohe në punët administrative dhe punë të tjera sipas nevojave të kohës. Në janar të vitit 2006 lindi nevoja për një edukatore. Eprorët më kërkuan që të merrja rolin e edukatores. Nga viti 2006 – 2009 kam punuar si edukatore. Me transferimin e Ipeshkvisë nga Prizreni në Prishtinë në vitin 2009, kalova me detyrë në Ipeshkvi. Pas një viti, më kërkuan të rikthehesha në kopsht, duke marrë detyrën e drejtoreshës. Si edukatore dhe drejtoreshë kam vazhduar edhe për 6 vite të tjera, nga viti 2010 – 2016, deri kur më caktuan si drejtoreshë e Shkollës Fillore Loyola, ku akoma vazhdoj. Kam pasurfatin të përcjellzhvillimin dhe sukseset e kopshtit për disa vite me radhë. Së bashku me motrat, edukatoret dhe gjithë stafin e kopshtit kemi punuar si një ekip i vetëm, duke mbështetur njëra – tjetrën në punë dhe duke ngritur cilësinë.

re. Për mua ka qenë dhe mbetet njëra ndër eksperiencat më të veçanta, e cila më ka dhënë një mbushje të lartë shpirtërore, njerëzore e morale. Vitet e qëndrimit dhe shërbimit tim në kopshtin
Nëna Kabrini” për mua kanë qenë një dhuratë e paçmuar dhe e paharruar. Ishte pothuajse fillimi. Kishte pak material, mungonin tekstet e punohej më shumë me
materiale të riciklimit, ” fai da te”. Dukej sikur puna kishte filluar dekada më parë për ecurinë dhe famën që kishte arritur në pak kohë. Por në kopsht kishte kërkesa të mëdha, sepse çdo prind ëndërronte që fëmija i tij të merrte një trajtim njerëzor me plot dashuri dhe edukim të lartë, të kualifikuar të cilin e ofronte vetëm kjo strukturë. Edhe nga Ministria e Arsimit kishte një mirënjohje për punën dhe përkushtimin e këtij kopshti. Vizitat nga ana e tyre kanë qenë gjithnjë me një respekt për punën e zhvilluar. Mjedisi dhe stafi ishin për t’u admiruar; një bashkëpunim që bënte të ndiheshe i privilegjuar që ishe pjesë e tij. Bashkëpunimi ishte i pastër, i kthjellët mes nesh. Çdo gjë bëhej me transparencë e përkushtim nga secila motër. Nuk ka ekzistuar ndjenja e të qenurit “unë në vendin e parë, apo më e zonja se tjetra, apo kush e bën më mirë “, por dorë më dorë për të arritur pikësynimet, qëllimet së bashku me një gëzim që shpërthente brenda nesh edhe që “infektonte” çdo person, nxënës, prind që frekuentonte këtë vend. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy dekada,ruajtë gjalla ndjenjat e mira për secilin njeri, nxënës, prind apo bashkëpunëtor të kopshtit “Nëna Kabrini”. Një përqafim nga unë.





edukatore e përkushtuar. Puna e një edukatoreje me fëmijë është punë e cila me shumë vështirësi përshkruhet dhe matet me fjalë. Arritjet e fëmijëve janë ato të cilati japin çmimin e merituar një edukatoreje. Fëmijëtjanë ata të cilëtne mbushin jetën me butësi, dashuri dhe thjeshtësi. Një ditë e kaluar në shoqërinë e fëmijëve, është gjëja më e bukur që mund ta përjetojë një i rritur. Fëmijët, me pafajësinë e tyre, dhurojnë paqe dhe dashuri pa kusht. Prandaj, sot më shumë se kurrë i gëzohemi misionit tonë edukues duke falënderuar Zotin për atë që na ka besuar. Ndër vite i kemi ballafaquar sfidat të cilat kanë qenë pjesë e punës sonë. Tani kremtojmë vitin e 20-të të hapjes së kësaj foleje të edukimit, ku 20 gjenerata pranuan hapat e parë të edukimit dhe fillimit të krijimit të personalitetit të tyre. Veçanërisht dua të falënderoj Kongregatën e Motrave Engjëllore të Shën Palit, sidomos motrat të cilat kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë pa u lodhur për një edukim sa më të mirë dhe të mirëfilltë për vogëlushët e vendit tonë. Falënderoj prindërit për besimin, respektin dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtyre viteve dhe secilin fëmijë që me pafajësinë e tij kanë mbushur jetën tonë me bekime që vetëm ata mund të na dhurojnë. Zoti e bekoftë çdo ditë të jetës suaj!



Pa u hamendësur reagova… Po edhe unë mund të kontribuoj. Motra Age më tha: “Ne të kemi caktuar në pjesën e edukimit. Ju jeni pjesë e domosdoshme për zhvillimin e këtij institucioni edukues. Pra, këtë takim mund të konsideroni sitakimi vendimmarrës i arritjes së qëllimittë përbashkët, për një institucion parashkollortë mirëfilltë, me teknika më të sofistikuara miqësore si përfëmijët gjithashtu, edhe për prindërit”. Ky ishte momenti kuri gjithë kreativiteti im personal dhe profesional filloi të lulëzojë. Objekti për shumë pak kohë pas kësaj bisede u përfundua, në përputhje me strategjitë dhe politikat e zhvillimittë infrastrukturës së institucioneve parashkollore në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Institucioni parashkollor “Nëna Kabrini” filloi punën më 26.04 2002 dhe që nga dita e parë kishte moton ”Edukimi i hershëm ka rëndësi të madhe në formimin e personalitetit të fëmijëve, themelet e të cilit vihen në 6 vitet e para të jetës”. Andaj investimi në edukim parashkollor të institucionalizuar është jetike për zhvillimin e një shoqërie”. Ashtu edhe ndodhi. Edhe sot, mbas 20 viteve, ndjej një entuziazëm, solidaritet dhe shumë dashuri kur flas për këtë institucion. Ende me shumë ëndje i mbaj në mend dhe emrat e fëmijëve të parë: Noli, Bardha, Roni, Mateo, Graniti, Dreni, Albiodreni, Rushja, Hana, Vullneti dhe shumë e shumë të tjerë. Shkenca e thotë qartë:truri ifëmijës nuk lind, por krijohet. Shpresoj se në jetën e secilit prej këtyre vogëlushëve të atëhershëm kemi
dhënë kontribut pozitiv në arritjet akademike, qytetarie, përgjegjësie, jetë të shëndetshme dhe përnderim të suksesshëm.
Me dashuri, Filomena Laçi Ed. Pensioniste

fortë për të ndikuar pozitivisht dhe edukuar fëmijët. Edhe pse të vegjël, për ta mundohemi të bëjmë punë shumë të mëdha.Një nga kënaqësitë më të mëdha të të qenit edukator është të pasurosh dijen e një fëmije. Durimi, kuptimi dhe ndjeshmëria janë parime kryesore për profesionin tim. Metoda ime artistike dhe kreativiteti im janë aftësitë e mia thelbësore,të cilat më lejojnë të kuptoj botën magjike të fëmijëve. Të jesh edukatore mund të jetë një karrierë argëtuese, por jashtëzakonisht sfiduese. Mirëpo, asgjë nuk është e pamundur për aq kohë sa ti je e organizuar dhe transmeton pozitivitette fëmijët. Të jesh pjesë e këtij institucioni edukativo-arsimor është një privilegj i madh. U jam shumë mirënjohëse Motrave Engjëllore për këtë punë që ma kanë ofruar dhe për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë.

zemra e falenderoj Zotin dhe Motrat Engjëllore që ma kanë ofruar këtë punë të mrekullueshme për të cilën sot jam krenare, sepse kudo që i takoj fëmijët më mbushin me përqafime dhe me dashuri!


tjetër do t’ju shkruaj përsëri. E juaja,teta Dila!


Me respekt, Dr Antoni


Nënë Tereza.
Të shkruash për kopshtin “Nëna Kabrini” është paksa e vështirë, sepse duhen përzgjedhurfjalët dhe fjalitë mirë. Në kohën kur m’u dha mundësia të isha pjesë e stafit edukativ të këtij kopshti isha studente që po përgatitesha të jem një mësuese në misionin e mësuesisë. Kopshti më ndihmoi shumë në këtë drejtim. Punën në kopsht e fillova në vitin 2008 si administratore, më pas përtë vazhduar me procesin edukativo-arsimor me fëmijët e grupmoshës parashkollore 5-6 vjeç. Puna me fëmijë ishte një punë jashtëzakonisht me përgjegjësi, duke pasur parasysh që fëmijëtjanë të ndjeshëm dhe të brishtë. Andaj kujdesi duhej të ishte në maksimum. Njëkohësisht ishte edhe kënaqësi të filloje ditën në mesin e fëmijëve, ku të qarat dhe zërat e tyre ishin si cicërima zogjsh. Ishte një ambient plot jetë dhe të jepte shumë vullnet për punë. Puna e bërë përgjatë tetë vitesh në këtë institucion mbetet përherë në kujtesën time. Ishin vite të arta ku unë mësova shumë, sidomos në aspektin e trajtimit të fëmijëve, karaktereve dhe personaliteteve të ndryshme të tyre. Kopshti ishte dhe mbetet vendi ku fëmijët marrin dashuri, vëmendje e kujdes të shtuar. Secila prej këtyre tri veçorive janë më se të nevojshme dhe të domosdoshme për mirëqenien e një fëmije 3-6 vjeç; për rritjen dhe edukimin e tij, si dhe përzhvillimin mendor. Bota e fëmijëve është botë më vete e cila duhet hulumtuar, studiuar e analizuar mirë në mënyrë që zhvillimifizik dhe ai mendortë jetë në përputhshmëri me moshën. E këtë mund ta bëjë vetëm kopshti si institucion edukativo-arsimor dhe fëmijët e grupmoshës së njëjtë. Nënë Tereza thoshte: “Njeriu që s’merr dashuri, vëmendje dhe kujdes, është gjithmonë më i varfër se ai që s’ka as
bukë”. Prandaj të mundohemi që fëmijëve t’u sigurojmë dashuri, në mënyrë që mos të ndjehen të varfër. Uroj që stafi edukativ i këtij institucionitë fillojë çdo ditë punën e tij pikërisht me këtë thënie të Nënë Terezës


është rruga më e duhur përtë prekur e pasuruar shpirtin.
Urimet më të mira dhe suksese gjithmonë për kopshtin “Nëna Kabrini”!



dhe ashtu siç është. Jam e lumtur e falenderuese ndaj Motrave Engjëllore për këtë eksperiencë dhe për kontributin e tyre për këta fëmijë.


të largohem. Faleminderit që jeni pjesë e jetës sime, prej Motrës Age, Motrës Violeta, Motrës Lindita dhe Motrës Amanda e derite më i vogli i kopshtit! Ju dua!






punës përfshin më tepër sesa dijet e fituara përmes librave. Puna këtu më ka mësuar se si hap pas hapi të fitoj aftësi sociale në punë. Çdo ditë pune është
një mëngjes i ri dhe një kohë pune e ndritshme, me shumë buzëqeshje dhe dashuri me fëmijët. Të gjithë që punojnë tek kopshti “Nëna Kabrini ” punojnë së bashku, ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Që nga drejtoresha e deri tek stafi punues, kam fjalë mirënjohjeje dhe mbështetjeje. E gjithë kjo më ndihmon të punoj më shumë dhe po ashtu të përmirësohem e avancohem në këtë drejtim. Suksesi ju shoqëroftë gjithmonë!


e tyre, me ngjyrat, iluzionet dhe aventurat e veta, ndërsa ti veç je futur në lundrën e pafund. Ata qeshin e qajnë, sepse ashtu ndihen, duke të të bërë edhe ty ta ndjesh dyfish përjetimin e tyre. Transformohen me imagjinatën e tyre në superheronj, mjekë e policë, aktorë e pilotë, duke u siguruar që ty të kanë në ulësen pranë, në fluturimet imagjinare në botën e pafundme. Po, ata rriten, një ditë dhe ikin, përt’i ndjekur ëndrrat e tyre e përta përjetuartransformimin në botën reale, ndërsa ti mbetesh aty, përt’i priturtë tjera gjenerata, përt’u bërë pjesë e të njëjtitrealitet, por me protagonistë të tjerë.Ti mbetesh fëmijë, aq sa je pranë tyre, sepse ata ashtu të duan dhe kur të të bëjnë për vete, të mbajnë fort. Në
objektivin e aparatittim, brenda 20 viteve, janë futur me mijëra fytyra të fëmijëve të kopshtit “Nëna Kabrini”, secila më e mirë se tjetra. Janë futur edhe në mendje, si kujtimi më i mirë në jetë, që përveç se do të ruhet aty përherë, ato fytyra do të jenë dhe motiv për të besuar se çdo ditë e kaluar me fëmijë, është një ditë me më shumë vlerë. Faleminderit Motrave Engjëllore, edukatoreve dhe gjithë stafit të kopshtit “Nëna Kabrini”, që jeni bërë pjesë e jetës dhe familjes sime.
MIQTË DHE VULLNETARËT E KOPSHTIT “NËNA KABRINI”

Kam punuar si vullnetare në Karitasin italian. Fabrizio, bashkëshorti im, punonte në Kosovë prej vitit 2000 me Karitasin italian. Pasi jemi martuar, kemi zgjedhur të jetojmë në Prizren. Kam bashkëpunuar me Motrat Engjëllore për t’i dhënë fillim kopshtit “Nëna Kabrini” që ka qenë i sapondërtuar. Nuk e njihja vendin e gjuhën, por motrat më
kanë pranuar me dashuri dhe më kanë ndihmuartë ambientohem. Unë ju kam dhënë ndihmë në klasa gjatë punës me fëmijë, për shumë aktivitete në punë dore që zhvilloheshin. Së bashku kemi vendosur bazën e kopshtittë ri me shumë entuziazëm dhe fantazi. Kujtimi i luftës ishte ende i gjallë, por dëshira përtë rifilluarishte më e fuqishme. Kujtoj se si në kopsht gjithçka ishte
një risi dhe të shumta ishin dyshimet. Së bashku me motrat, kemirealizuar shumë ide të reja të cilat kanë shërbyer për vitet e ardhshme.Për mua ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, një dhuratë e çmuar të cilën do ta mbart gjithmonë në zemër, së bashku me fytyrat e secilitfëmijë me të cilët kishte fillim kopshti.

kopshtin e fëmijëve “Nëna Kabrini”, stafin e këtij kopshti dhe Motrat Engjëllore të Shën Palit si bartëse të këtij projekti shumë të rëndësishëm për
fëmijët e nivelit parashkollor dhe për komunitetin e Prizrenit.
Gjatë periudhave të ndryshme të njëzetvjeçarit kam pasur rastin të jem e përfshirë në projekte të ndryshme që përfshinte kopshtin “Nëna Kabrini”, me ç’rast kam vërejtur një zhvillim të jashtëzakonshëm si nga organizimi ashtu edhe nga profesionalizimi që tashmë posedon ky kopsht.
Ndër parimet e Kopshtit “Nëna Kabrini” i cili është tejet evident në çdo rast, në çdo kënd dhe në çdo moment, është pikërisht trajtimi i barabartë për secilin fëmijë, për secilin prind, punëtor, partner dhe për secilin individ që merr shërbime apo përfshihet për ndonjë çështje në këtë kopsht.
Andaj, ndjenja e veçantë që me jep kopshti “Nëna Kabrini” është ajo e një dashurie, empatie, afërsie dhe qetësie të pa përshkruar. Prandaj, mendoj thellë dhe jam e bindur që është vendi ku gjen shërbim profesional edukativ të niveli të lartë dhe vendi ideal ku secilifëmijë dhe prind ndihetirespektuar, i dashur dhe i mirëpritur.

Nga angazhimi që kisha, shkoja në Prizren një herë në muaj. Çdo vizitë në kopsht më mbushte zemrën me lumturi. Motrat më kanë pranuar gjithmonë me një dashuri të madhe. Prej tyre kam pranuar më shumë se sa kam dhuruar. Kopshti “Nëna Kabrini” është një pikë referimi i edukimittë fëmijërisë së hershme në Kosovë. Po të jetoja ende atje, do t’i kisha regjistruar me një dëshirë të madhe fëmijët e mi në këtë kopsht.


vegjlit për të zbuluar dallimet e stinëve. Ishte bukur të mësoje prej tyre kaq shumë fjalë, këngë e lojëra dhe të njihje traditat e një populli. Fëmijëtjanë një burim energjie dhe mund të argëtohen me pak gjera.
I kujtoj me mall pasditet e kaluara duke bërë planifikimin pedagogjik të aktiviteteve dhe rëndësinë e ngjarjeve e festimeve. Festat ishin të shpeshta dhe pas një kohe u ndjeva si në shtëpinë time. Bukë, kripë dhe zemër – është një thënie që përfaqëson mikpritjen e popullit shqiptar – pane, sale e cuore. Kështu ishte edhe për mua. Të gjitha edukatoret e kopshtit, së bashku me vullnetarët, bëjnë një punë të madhe për fëmijët dhe për mbarë shoqërinë.
Faleminderit për dashurinë dhe mirëpritjen tuaj! Unë ju mbaj në zemrën time. Luçia – Drita


Në përfundim të çdo jave të kaluar në klasë dhe në hapësira të përbashkëta së bashku më të vegjlit, mblidhej stafi për një vlerësim të aktiviteteve, për të diskutuar mbi objektivat e arritura dhe mbi të cilat duhej të arriheshin përmes një programi bashkëndarës. Shumë herë kam marrë pjesë në momente të formimit profesionist në fushën që kujdeseshin përformimin personal.
Aktivitetet e zhvilluara pranë institucionit edukativ, kopshtit “Nëna Kabrini”, kanë qenë: aktivitete mbështetëse për edukatoret e një kopshti të ndjekur nga fëmijë shqiptarë (myslimanë e katolikë), turq, goranë e kroatë në një perspektivë të dialogut ndërkulturor/ ndërfetar/ ndëretnik dhe të edukimit në paqe.
Një eksperiencë e mrekullueshme që do ta mbaj në zemër dhe që më ka drejtuar drejt profesionit të mësueses që zhvillojtash sa vite.


Falenderoj shumë gjithë personat që më kanë mirëpritur në këtë familje të madhe. Një përqafim të madh, nga Viola.