Në magjinë e festave më të bukura të vitit

Viti është i mbushur plot me festa të bukura, por ndër më të veçantat janë festat e fundvitit të cilat me magjinë e tyre dhurojnë një hare të papërshkrueshme te fëmijët, të cilët e përjetojnë me shumë dashuri çdo moment të aktiviteteve dhe të përgatitjeve. Programi i festave të fundvitit gjithmonë është i pasur me […]

Vazhdo te lexosh

Ne jemi shqipet e vogla – 28 Nëntori

Edhe pse të vegjël dimë të festojmë dhe të gëzohemi për flamurin tonë kuq e zi.   Fëmijët e kopshtit tonë “Nëna Kabrini” festuan festën e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar. Festë që i bashkon gjithë shqiptarët anë e mbanë botës duke i kujtuar personalitetet e asaj kohe dhe veprat e tyre të […]

Vazhdo te lexosh

Festojmë më  gjyshërit ditën e tyre

Gjyshërit  janë njerëzit me të dashur dhe mbartës të çmuar të mësimeve të jetës tonë. Ata kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, i duan dhe i tolerojnë me shumë se sa prindërit. Jeta e tyre është plotë histori të ndryshme dhe unike nga të cilat mësojmë shumë. “Fëmijët janë e ardhmja, të moshuarit kujtesa.” […]

Vazhdo te lexosh

FESTA E FËMIJËVE- 1 QERSHORI DHE EKSPOZITA

Festa më e rëndësishme e tyre është 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Ata sot i gëzojnë të drejtat e tyre të
shkollimit, të të shprehurit lirshëm, të lojës e shumë të drejta të tjera. Kopshti ynë këtë festë e feston në
një mënyrë më ndryshe se festat tjera. Kopshti hap dyert më 1 Qershor, ku mirëpriten prindërit së
bashku me fëmijët, për të parë ekspozitën e fëmijëve me punimet dhe aktivitetet e tyre, të cilat janë
punuar gjatë gjithë vitit.

Vazhdo te lexosh

FESTA E KOPSHTIT

Çdo vit kopshti përkujton kohën kur i ka hapur dyert për herë të parë, më 26 Prill 2002.
Kjo festë ka veçantinë dhe rëndësinë e saj. Çdo vit që kalon ka një gjeneratë më shumë, e cila ka lënë
gjurmë në kopshtin tonë. Për këtë ditë të veçantë kopshti organizon një program të pasuruar me këngë,
vallëzime, poezi të ndryshme të përgatitura nga edukatoret dhe të shfaqura nga fëmijët. Publiku janë
prindërit, të cilët janë të ftuar për të festuar së bashku, edhe për një vit tjetër të suksesshëm.

Vazhdo te lexosh

FESTA E BABAIT

Jo vetëm festë kushtuar nënës!Në kopshtin tonë festojmë edhe festën e babait, e cila po ashtu përcillet me këngë të ndryshme për babanë, vjersha kushtuar babait si dhe një punim, i cili iu dhurohet baballarëve nga fëmijët për festën e tyre. Patjetër që edhe festa e babait, ashtu si festa e nënës, përcjell emocione të shumta e të gëzueshme.

Vazhdo te lexosh

FESTA E EDUKATOREVE DHE NËNËS – 7 DHE 8 MARSI

Festa më e dashur e fëmijëve është festa e nënës dhe edukatores. Gjatë kësaj feste përgatitemi për
dhuratën të cilën fëmijët e punojnë me shumë dashuri dhe entuziazëm me duart e tyre të vockla. Në
këtë festë i kushtojmë rëndësi këngëve dhe vjershave kushtuar nënës. Kjo festë përcillet me lot gëzimi
nga emocionet e shumta që i dhurojnë fëmijët.

Vazhdo te lexosh

FFESTA E KARNAVALEVE

Festa e cila sjell gjallëri dhe emocion tek fëmijët është festa e tyre më e dashur, Karnavalet, sepse ata janë të lirë të maskohen me maska dhe veshje të ndryshme. Në këtë festë nuk janë pjesëmarrës vetëm edukatoret e fëmijët, por në një formë marrin pjesë edhe prindërit, posaçërisht nënat, me gatimet e tyre
tradicionale të cilat i përgatisin për fëmijët.

Vazhdo te lexosh

FESTA E PAVARËSISË SË KOSOVËS – 17 SHKURTI

17 Shkurti është ditë dhe festë e veçantë për të gjithë shqiptarët; edhe për fëmijët tanë të vegjël të cilët shprehin dëshirë të njohin më shumë shtetin e tyre, Kosovën. Fëmijët në këtë festë vishen me ngjyrat e flamurit, organizohet një festë me këngë e valle popullore dhe punohet një punim kushtuar Pavarësisë së Kosovës. […]

Vazhdo te lexosh