Babadimrin e presim në kopsht

Festat në kopsht

Programi i festave të fundvitit në kopsht tonë u shndërrua në një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Fëmijët që shumë nga ata për herë të parë në paraqitje skenike, me sytë që u shkëlqenin nga gëzimi dhe emocionet performuan me dashuri, duke mbushur sallën me buzëqeshje dhe lumturi.

Prindërit i shikonin me zemrën plot, e shumë prej tyre të përlotur nga krenaria dhe dashuria, ndërsa çdo duartrokitje ishte një përqafim për fëmijët e tyre. Atmosfera festive u pasurua me praninë e prindërve, mysafirëve të ndryshem dhe KFORI-të italian, por mbi të gjitha nga tingujt e ëmbël të flautës dhe violinës të interpretuara nga ish-nxënësit, të cilët sollën qetësi, ngrohtësi dhe magjinë e vërtetë të festave të fundvitit.

Ky program na kujtoi se magjia e vërtetë e festave nuk qëndron vetëm të dhuratat, por mbi të gjitha të dashuria, përkushtimi dhe koha që ua falim njëri-tjetrit sidomos fëmijëve. Ishte një program i mbushur me emocione, dashuri dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat dhe kujtesën e të gjithëve.

Falënderojmë fëmijët dhe gjithë personelin e kopshtit që na dhuruan dy netë festive për këto festa të bukura!

Nga zemrat tona të vogla ju urojmë gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2026!