“Edukimi është një akt dashurie, është të japësh jetë” Papa Françesku

Festat në kopsht

23-vjetori i hapjes së Kopshtit “Nëna Kabrini” të Motrave Engjëllore të Shën Palit.

Në këtë vatër dashurie dhe përkujdesjeje, fillon bukuria e jetës — aty ku hapat e vegjël të fëmijëve tanë shndërrohen në ëndrra të mëdha.

Të edukosh fëmijët në shoqërinë multikulturore do të thotë të kesh vizion për një  shoqëri në të ardhmen, më mbështetëse dhe më të ndritur që duam të ndërtojmë, duke drejtuar shikimin në një horizont paqeje në të cilin njerëzimi ndërmerr një udhëtim  të vetëdijes për të pranuar pasuritë e zërave të te gjithë atyre që jetojnë në planet.

Për 23 vite me radhë, kopshti i Motrave Engjëllore, është udhëtarë së bashku me fëmijët tanë, duke mbushur çdo ditë me dashuri të vërtetë, lumturi të pastër dhe shpresë për të ardhmen.

Pra, fëmijët së bashku me edukatoret dhe gjithë kolektivin më dashurinë dhe brishtësinë e tyre i japin ngjyra kësaj fole edukuese.

Edukimi në kopshtin “Nëna Kabrini”, është një thesar i çmuar që i jep vlerë jetës, dhe ne jemi krenar që prej më shumë se dy dekadash mbjellim dije, vlera dhe besim tek brezat e rinj.

Kopshti, fëmijëve ju ofron edukim përmes mundësisë së komunikimit dhe të ndërveprimit në fusha të ndryshme si:  të gjuhës, muzikës, artit figurativ, edukimit fizik dhe teatrit. Gjithashtu, kopshti në këtë formë e favorizon gjithë përfshirjen duke pasuruar dhe fuqizuar edukimin për të gjithë fëmijët në edukimin e hershëm. Ecja përmes këtyre qëllimeve largpamës  është  një mundësi ku fëmijët krijojnë marrëdhënie ndërnjërzore përmes afërsisë më njeri – tjetrin në formimin e personalitetit si dhe në zgjidhjen e zënkave të ëmbla të tyre. Në të njëjtën kohë përmes rutinës ditore kopshti ndihmon në njohjen reciproke duke forcuar identitetin individual dhe grupor përmes miqësive të reja, duke u ndjerë të veçantë por në të njëjtën kohë të ngjashëm në bashkë ndarjen e njerëzimit të përbashkët.

Në këtë ditë që festuam së bashku me fëmijët dhe prindërit, ne Motrat Engjëllore, që para 23 viteve hapem dyert në edukimin e brezave të ndryshëm e ndjemë si detyrë që të falënderojmë Zotin dhe të lutemi për të gjithë miqtë dhe dashamirët të cilët na kanë mbështetur gjatë këtyre viteve në realizimin e misionit tonë edukues dhe të shenjtë.

Gjithashtu, ju jemi mirënjohës prindërve për besimin ndaj punës tonë edukative si dhe për bashkëpunimin e tyre.

Me gjithë zemër urojmë që ky udhëtim i mrekullueshëm të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera, plot suksese, bekime dhe dashuri të pafundme.

Gëzuar 23-vjetorin!

Kopshti ynë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *