Festa e fundvitit në institucionin tonë ishte një ngjarje magjike dhe plot emocione, e cila mblodhi së bashku fëmijët, prindërit dhe miqtë tanë të veçantë. Programi i përgatitur me dashuri dhe kujdes nga fëmijët dhe stafi ynë u shndërrua në një spektakël festiv që reflektoi frymën e ngrohtë të fundvitit.










Fëmijët dhanë një performancë të mrekullueshme për prindërit dhe të ftuarit, duke interpretuar këngë, poezi dhe vallëzime që sollën hare dhe emocion në sallë. Prindërit e pranishëm shijuan secilin moment, ndërsa duartrokitjet dhe buzëqeshjet e tyre ishin dëshmi e krenarisë dhe gëzimit.






Të ftuar special për këtë ditë të veçantë ishin Carabinierët Italian, të cilët ndanë me ne një pjesë të ngrohtësisë dhe kulturës së tyre duke e bërë këtë aktivitet edhe më domethënës dhe ndërkulturor.


Prania e tyre shtoi një prekje unikale në festën tonë, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme. Ku magjia e festave u shtua dhe me shumë nga këngët e tyre.


Magjia u plotësua nga mbërritja e Babagjyshit, i cili erdhi me dhurata dhe surpriza për fëmijët. Gëzimi në sytë e tyre kur e panë Babagjyshin ishte kulmi i mbrëmjes duke bërë që festa të përmbyllej me plot buzëqeshje dhe kujtime të bukura.


Kjo festë e fundvitit ishte një kombinim i traditës, kreativitetit dhe bashkëpunimit, duke përçuar mesazhe dashurie, solidariteti dhe shprese për një vit të ri të mbushur me suksese dhe lumturi.
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025!