Një nga ditët më të veçanta të vitit është dita e piknikut me familje

Aktivitetet

Kopshti ynë tashmë ka krijuar traditën e piknikut të përbashkët së bashku me kolektivin e kopshtit, fëmijët dhe prindërit që mbahet gjithmonë para përfundimit të vitit shkollor, ku këtë vit u mbajt më 18 maj 2024 në “Të lisat” në Shkukëz. Dita e piknikut filloj me ndriçimin e rrezeve të diellit  dhe vazhdoi të përplotësohet me plotë argëtim, lojëra ,këngë dhe vallëzime të organizuara nga edukatoret. Pikniku gjithashtu vazhdojë edhe me biseda të ndryshme si dhe njohja e prindërve më njëri -tjetrin.

Pikniku u mundëson fëmijëve bashkëpunimin me bashkëmoshatarët, aftësinë për të jetuar në shoqëri, gjithashtu shprehjen dhe të kuptuarit e  emocioneve të përjetuara përmes lojërave dhe aktiviteteve.

Për të  mos harruar që i gjithë edukimi i fëmijës suaj fillon që në vitet e para në plotësimin e  nevojave bazë  përmes dashurisë,  vëmendjes si dhe stimulimit  e të angazhimit  për t’u rritur të lumtur.

Pjesëmarrja e fëmijëve ishte e veçanta e kësaj veprimtarie që i shtoi më shumë hare dhe gëzim piknikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *