« “Ajo që një baba ia thotë fëmijëve të vet, vërtetë që nuk dëgjohet nga bota, por me siguri do të dëgjohet nga breznitë që do të vijnë”. Kur një baba zgjedh vazhdimisht të jetë i tillë deri në fund, zemra e tij arrin të dhurojë dashuri heroike të paimagjinueshme. Zakonisht letërsia dhe arti është ndalur më shumë tek zemra e nënave dhe me të drejtë ato e kanë, e kanë tërhequr më shumë vëmendjen, por jeta e përditshme na mëson se nuk ka dallim mes heroizmit në dashuri që arrijnë të shprehin në familje si nëna ashtu edhe babai.
Prindërit janë dy shtylla të forta që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.
Vërtetë, prania e prindërve në jetën e fëmijëve është shumë e rëndësishme.
Pas rolit të nënës që edukon fëmijën e saj, roli i babait është i veçantë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe është i pazëvendësueshëm dhe vendimtar.
Prandaj , ne si kopsht organizuam një aktivitet – turnir duke i ftuar të gjithë baballarët e fëmijëve që të argëtohen dhe festojnë së bashku me fëmijët e tyre. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vlerësimi dhe rëndësia e baballarëve në kujdesin për fëmijët dhe argëtimin e tyre.
Pjesëmarrja e baballarëve në lojën e futbollit dhe basketbollit krijoi një lidhje të fortë emocionale mes prindërve dhe fëmijëve. Ata mësuan vlera si bashkëpunimi, përkushtimi dhe vullneti për të arritur sukses. Ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar kujtimet e përbashkëta dhe për të mbështetur fëmijët në rrugën e tyre drejt suksesit në jetë.
Pa një baba të kujdesshëm nuk mund të kemi edukim të mirë të fëmijëve.
Urime dita e juaj, baballarë!