Viti është i mbushur plot me festa të bukura, por ndër më të veçantat janë festat e fundvitit të cilat me magjinë e tyre dhurojnë një hare të papërshkrueshme te fëmijët, të cilët e përjetojnë me shumë dashuri çdo moment të aktiviteteve dhe të përgatitjeve. Programi i festave të fundvitit gjithmonë është i pasur me këngë, vallëzime, vjersha dhe drama të ndryshme që përcjellin mesazh paqeje, dashurie dhe gëzimi. Fëmijët janë ata të cilët me prirjet dhe talentin e tyre u japin ndriçim dhe bukuri pamjeve madhështore të festave. Ata i ndjejnë dhe i jetojnë festat në thellësinë e tyre duke ju gëzuar Babagjyshit që nuk i harron asnjëherë dhe i lumturon me dhurata.
Disa momente nga programi i festave të fundvitit mbajtur më 20-21 dhjetor 2023
T’u japim mundësinë fëmijëve që të festojnë gjithmonë dhe me të gjithë. Gëzuar festat e fundvitit!
Viti i Ri 2024, qoftë vit i paqes, dashurisë, shëndetit dhe mirësisë!