FESTA E KOPSHTIT

Çdo vit kopshti përkujton kohën kur i ka hapur dyert për herë të parë, më 26 Prill 2002.
Kjo festë ka veçantinë dhe rëndësinë e saj. Çdo vit që kalon ka një gjeneratë më shumë, e cila ka lënë
gjurmë në kopshtin tonë. Për këtë ditë të veçantë kopshti organizon një program të pasuruar me këngë,
vallëzime, poezi të ndryshme të përgatitura nga edukatoret dhe të shfaqura nga fëmijët. Publiku janë
prindërit, të cilët janë të ftuar për të festuar së bashku, edhe për një vit tjetër të suksesshëm.

Vazhdo te lexosh

FESTA E BABAIT

Jo vetëm festë kushtuar nënës!Në kopshtin tonë festojmë edhe festën e babait, e cila po ashtu përcillet me këngë të ndryshme për babanë, vjersha kushtuar babait si dhe një punim, i cili iu dhurohet baballarëve nga fëmijët për festën e tyre. Patjetër që edhe festa e babait, ashtu si festa e nënës, përcjell emocione të shumta e të gëzueshme.

Vazhdo te lexosh

FESTA E EDUKATOREVE DHE NËNËS – 7 DHE 8 MARSI

Festa më e dashur e fëmijëve është festa e nënës dhe edukatores. Gjatë kësaj feste përgatitemi për
dhuratën të cilën fëmijët e punojnë me shumë dashuri dhe entuziazëm me duart e tyre të vockla. Në
këtë festë i kushtojmë rëndësi këngëve dhe vjershave kushtuar nënës. Kjo festë përcillet me lot gëzimi
nga emocionet e shumta që i dhurojnë fëmijët.

Vazhdo te lexosh

FFESTA E KARNAVALEVE

Festa e cila sjell gjallëri dhe emocion tek fëmijët është festa e tyre më e dashur, Karnavalet, sepse ata janë të lirë të maskohen me maska dhe veshje të ndryshme. Në këtë festë nuk janë pjesëmarrës vetëm edukatoret e fëmijët, por në një formë marrin pjesë edhe prindërit, posaçërisht nënat, me gatimet e tyre
tradicionale të cilat i përgatisin për fëmijët.

Vazhdo te lexosh

FESTA E PAVARËSISË SË KOSOVËS – 17 SHKURTI

17 Shkurti është ditë dhe festë e veçantë për të gjithë shqiptarët; edhe për fëmijët tanë të vegjël të cilët shprehin dëshirë të njohin më shumë shtetin e tyre, Kosovën. Fëmijët në këtë festë vishen me ngjyrat e flamurit, organizohet një festë me këngë e valle popullore dhe punohet një punim kushtuar Pavarësisë së Kosovës. […]

Vazhdo te lexosh

FESTAT E FUNDVITIT – KRISHTLINDJA DHE VITI I RI

Njëra ndër festat më të dashura të fëmijëve janë Krishtlindja dhe Viti i Ri, ku pjesëmarrës përveç fëmijëve janë edhe prindërit, me të cilët ndajmë momente të gëzuara festive së bashku. Në këtë
festë rëndësi të veçantë kanë fytyrat e lumtura të fëmijëve, të cilët presin ardhjen e Babadimrit nga oxhaku pas programit festiv; pjesëmarrës si Babadimër është një prind i fëmijëve të
kopshtit.

Vazhdo te lexosh

FESTA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË – 28 NËNTORI

Një festë me vlera të mëdha është 28 Nëntori, ku njihemi pak a
shumë me historikun tonë të kombit shqiptar. Pjesë e kësaj
feste janë veshjet kombëtare, vjersha kushtuar 28 Nëntorit,
vallëzime kombëtare etj. 28 Nëntori festohet me fëmijët dhe
edukatoret në mjediset e kopshtit, pa praninë e prindërve.
Rëndësia e kësaj feste është njohja e së kaluarës sonë si popull
dhe e traditave shqiptare, të përcjellura brez pas brezi.

Vazhdo te lexosh

FESTA E GJYSHËRVE

Festa e gjyshërve festohet në muajin tetor, ku të ftuar janë gjyshërit e fëmijëve. Përgatitet një festë me poezi e këngë të ndryshme kushtuar gjyshërve dhe punime të punuara nga duart e arta të fëmijëve. Kjo është një festë e dashur për fëmijët të cilët festojnë me shumë dashuri për më të dashurit e tyre, që janë
gjyshërit.

Vazhdo te lexosh