Gjyshërit janë njerëzit me të dashur dhe mbartës të çmuar të mësimeve të jetës tonë. Ata kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, i duan dhe i tolerojnë me shumë se sa prindërit. Jeta e tyre është plotë histori të ndryshme dhe unike nga të cilat mësojmë shumë.
“Fëmijët janë e ardhmja, të moshuarit kujtesa.”
Edhe në kopshtin tonë “Nëna Kabrini” u festua festa e gjyshërve me shumë aktivitete të ndryshme të mbajtura gjatë javës, ku fëmijët kishin rastin të njiheshin me nga afër me profesionet e gjyshërve dhe jetën e tyre. Festa u përmbyll me një program të përgatitur nga fëmijët me vjersha dhe këngë për gjyshërit. Në fund të programit u mbajt një koktej me ushqime të përgatitura nga gjyshërit me mbesat dhe nipërit e tyre.