FESTA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË – 28 NËNTORI

Festat në kopsht

Një festë me vlera të mëdha është 28 Nëntori, ku njihemi pak a shumë me historikun tonë të kombit shqiptar. Pjesë e kësaj feste janë veshjet kombëtare, vjersha kushtuar 28 Nëntorit, vallëzime kombëtare etj. 28 Nëntori festohet me fëmijët dhe edukatoret në mjediset e kopshtit, pa praninë e prindërve. Rëndësia e kësaj feste është njohja e së kaluarës sonë si popull dhe e traditave shqiptare, të përcjellura brez pas brezi.